GazetaMax
Lajme

Bashkim Ramosaj viziton sportistët e Deçanit: Përkushtim dhe mbështetje për të rinjtë

Bashkim Ramosaj pati kënaqësinë të takohet me sportistët e Deçanit nga disiplinat e ndryshme, trajnerët, profesorët e nderuar që kanë lënë gjurmë në sportin lokal, veteranët e respektuar të sportit, si dhe me shumë dashamirë që mbajnë gjallë këtë rrugëtim.

Ai shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e secilit ndër vite dhe theksoi vendosmërinë për të krijuar kushte edhe më të mira për të rinjtë sportistë dhe për zhvillimin e klubeve sportive në Deçan.

“Pa dyshim, sportistët tanë janë ambasadorët më të mirë të vlerave tona dhe dëshmi se me punë e përkushtim, çdo synim është i arritshëm. Faleminderit që na bëni krenarë çdo ditë!”, tha Ramosaj.

Ky takim është pjesë e angazhimit të tij për të mbështetur sportin dhe për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit përmes aktiviteteve sportive.

https://www.facebook.com/share/p/169rRnNNo7/

Related posts

Liridon Useini: Zhelina më 19 Tetor do të vulosë fitoren e madhe të Aleancës Kombëtare për Integrim, sepse numrat flasin, faktet tregojnë dhe qytetarët nuk harrojnë

Gazeta Max

Besimi në takim me drejtoreshën e FMN-së: Linja e përkujdesit dhe likuditetit u ndahet vendeve me politika të mira ekonomike

Gazeta Max

Procesi integrues, Ruzhin: Qeveria të hartojë strategji me parashikime

Gazeta Max