Sot, në fillim të fushatës zgjedhore, Jovica Ilievski, kandidat për një mandat të dytë si kryetar i Komunës së Bërvenicës, shprehu nderin dhe motivimin që të jetë përsëri zëri i qytetarëve në komunë.
“Ju falënderoj për besimin dhe përkrahjen që ma dhatë gjatë këtyre viteve. Së bashku kaluam shumë sfida dhe me krenari mund të them se të gjitha i tejkaluam me sukses”, tha Ilievski.
Ai kërkoi përsëri mbështetjen e qytetarëve për të vazhduar ndërtimin e Bërvenicës me të njëjtin përkushtim si deri më tani, duke theksuar se synimi i përbashkët është që fëmijët të rriten këtu, familjet të jetojnë me dinjitet dhe secili qytetar të ndihet krenar që është pjesë e komunës.
https://www.facebook.com/share/p/14LHtxNnFbg/