GazetaMax
Lajme

Tony Blair pjesë e “Bordit të Paqes”, do të mbikëqyrë rindërtimin e Gazës

Sir Tony Blair është bërë anëtari i parë i emëruar në “Bordin e Paqes” i kryesuar nga Donald Trump, i cili do të ngarkohet me mbikëqyrjen e përkohshme të qeverisjes së Gazës, nëse Hamasi pranon planin.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Donald Trump, i cili tha se ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Tony Blair, dëshironte t’i bashkohej organit ndërkombëtar që do të mbikëqyrë rindërtimin e Gazës.

“Udhëheqës nga vende të tjera” në bord do të emërohen më vonë, shtoi Trump.

Ky bord është pjesë e një plani 20-pikësh, që synon t’i japë fund konfliktit gati dyvjeçar ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, duke përfshirë një proces demilitarizimi dhe rindërtimi të Gazës.

Sir Tony e cilësoi planin si “shansin më të mirë për t’i dhënë fund dy viteve të luftës, mjerimit dhe vuajtjes”.

Blair, i cili shërbeu si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar nga viti 1997 deri më 2007, ka qenë pjesë e bisedimeve të nivelit të lartë me SHBA-në dhe palë të tjera lidhur me të ardhmen e Gazës.

Pas largimit nga detyra, ai ka shërbyer si i dërguari i posaçëm për Lindjen e Mesme në emër të Kuartetit të fuqive ndërkombëtare (SHBA-të, BE-ja, Rusia dhe OKB-ja). Ai është përqendruar në nxitjen e zhvillimit ekonomik në Palestinë dhe në krijimin e kushteve për një zgjidhje me dy shtete.

Related posts

Ambasada e SHBA-së: Mbesin në fuqi sanksionet për Mijallkovin

Gazeta Max

Kuvendi e konstatoi rendin e ditës së mbledhjes së 73-të, do të vazhdojë me punë në orën 21

Gazeta Max

Qeveria shpall Ditë Zie në vend, në nderë të viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Gazeta Max