GazetaMax
Lajme

Shembet një shkollë në Indonezi, tre viktima dhe 65 persona të bllokuar nën rrënoja

Të paktën tre nxënës kanë humbur jetën, dhjetëra janë plagosur dhe rreth 65 të tjerë dyshohet se kanë mbetur nën rrënoja pas shembjes së një ndërtese shkollore në provincën Java Lindore të Indonezisë.

Ngjarja tragjike ndodhi në shkollën islamike me konvikt Al Khoziny, në qytetin Sidoarjo, teksa nxënësit po luteshin në sallën e lutjeve. Ndërtesa u shemb papritur, duke i zënë poshtë shumë prej tyre.
Sipas autoriteteve, ekipet e shpëtimit, së bashku me forcat e policisë dhe ushtrisë, kanë punuar pa ndërprerje gjatë natës, duke nxjerrë tetë të mbijetuar dhe duke i furnizuar të bllokuarit me ujë dhe oksigjen, edhe pas më shumë se 12 orësh nën rrënoja.

Zyrtarët lokalë paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet, pasi trupat e pajetë janë parë nën rrënoja. Ndërkohë, familjet e nxënësve janë mbledhur pranë spitalit lokal dhe zonës së ngjarjes, në pritje të lajmeve për fatin e fëmijëve të tyre.

Autoritetet kanë nisur një hetim për shkaqet e shembjes. Sipas zyrtarit të emergjencave, Abast, ndërtesa ku ndodhi tragjedia ishte një strukturë e vjetër dykatëshe, mbi të cilën po shtoheshin dy kate të tjera pa leje ndërtimi.

“Me sa duket, themelet e ndërtesës së vjetër nuk ishin në gjendje të përballonin peshën e shtesave prej betoni, dhe ajo u shemb gjatë procesit të derdhjes”, tha Abast.

Related posts

Të hënën do të mbahet seancë për emërimin e Abazit për shef të PTHP NKOK

Gazeta Max

Tërhiqen autobusët, zhbllokohet rruga | Transportuesit i japin shans negociatave me kryeministrin

Gazeta Max

Doktori nga Kumanova: Aleanca më keqpërdori

Gazeta Max