GazetaMax
Lajme

Visar Ademi: Borxhi i NP “Komunalec”- Gostivar ka arritur mbi 11.000.000 euro

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Gostivarit, Visar Ademi, mbajti konferencë për shtyp para objektit të NP Komunale Gostivar, ku prezantoi gjendjen alarmante të mbeturinave, borxhin e madh të NP Komunalec dhe planin për zgjidhjen e këtij problemi jetik për qytetarët.

Sipas të dhënave të grumbulluara, borxhi i NP Komunalec ka arritur mbi 11,000,000 euro, ndërsa punëtorët e pastrimit paguhen vetëm 24,000 MKD dhe punojnë pa sigurim shëndetësor dhe pensional, duke vështirësuar funksionimin e shërbimeve publike dhe mirëmbajtjen e pastërtisë në qytet.

“7 ditë për ta pastruar qytetin dhe fshatrat tona nga mbeturinat. 7 javë për të larguar të gjitha deponitë ilegale. Mbajeni mend fjalën time!”, deklaroi Ademi.

Ai shtoi: “Kur ec nëpër rrugët e Gostivarit, ndjej trishtim dhe zemërim. Kjo është shtëpia jonë, këtu jetojmë dhe këtu rriten fëmijët tanë. Si është e mundur që qytete të ngjashme në Evropë janë të pastra dhe të gjelbra, ndërsa Gostivari duket si një deponi e madhe?”

“A jemi ne të papërgjegjshëm? Jo! Nuk janë qytetarët fajtorë – janë politikanët e korruptuar dhe administrata që nuk kujdeset. Ata janë ndotësit e vërtetë të qytetit!”, theksoi Ademi.

Programi i tij për një komunë të pastër përfshin:

· Investim në kamionë dhe pajisje moderne për pastrim.

· Punësim i stafit shtesë për pastrim të vazhdueshëm në qytet dhe fshatra.

· Vendosje e kontejnerëve nëntokësorë dhe koshave të plehrave në çdo cep rruge.

· Formim i një ekipi të shpejtë reagimi dhe mbikëqyrje me kamera për ndëshkimin e ndotësve.

Tre fazat e implementimit:

Pastrimi i qytetit dhe optimizimi i pikave të kontejnerëve. Vendosja e kontejnerëve nëntokësorë dhe pilot-projekt për riciklim. Pika për mbeturina të mëdha dhe të riciklueshme.

Financimi do të realizohet përmes heqjes së vendeve partiake, përmirësimit të pastërtisë publike dhe shfrytëzimit të fondeve ndërkombëtare. Gjoba efektive do të garantojnë që çdo ndotës të përgjigjet për veprat e tij.

“Jo me premtime boshe, por me menaxhim profesional, punë të palodhshme dhe përkushtim.”

Ta pastrojmë Gostivarin së bashku dhe ta bëjmë sërish krenarinë e shtëpisë sonë!

Related posts

ESHR: Mbrojtja e trashëgimisë kulturore në vendin tonë nuk është mjaft efikase

Gazeta Max

Taravari në “Balkan Health Forum” në Turqi: Shëndeti është ura që lidh kombet

Gazeta Max

Gazetari Ismail Sinani godet BDI-në: Në vitin 2011 i siguruat 5000 euro rrogë kriminelit të Hagës, Johan Tarçullovskit

Gazeta Max