Herë pas herë edhe mediat shqiptare kanë folur për angazhimin e tij në politikën e huaj. E kemi fjalën për të riun Abdulhamid Rizvani me prindër me origjinë nga Jazhinca e Tetovës por që ai ka lindur dhe jeton në Diasporê. Ne mësojmë se tashmë ai ka arritur një tjetër sukses e gjithashtu është shqiptari i parë në histori që është zgjedhur ai anëtar i Këshillit Bashkiak në qytetun e Leverkusenit. Kujtojmë që në këtë vend jetojnë mbi 6 mijë shqiptarë ku jo vetëm ndjehen krenarë për bashkëkombësin e tyre por do të kenë edhe një mbështetje të fortë për të drjetat e tyre atje. Në një bisedë që ne kishim me të Abdulhamid Rizvani i cili gjithashtu është dhe anëtar i këshillit të punëtorëve në një kompani ma tregoi se fokusi i tij kryesor do të jetë drejtësia sociale. Gjithashtu për të është shumë e rëndësishme barazia e mundēsive në arsim për të gjithë fëmijët, pavarësiht prejardhjes apo gjendjes financiare. Nëse e ndiqni po me kêtë emër në instagramin e tij e shihni Rizvqnin shumë të angazhuar në aktivitet e tij në politikë. Një angazhim shumë i veçantë i tij është krijimi i një ” Dite të shijës për pensionistët”, ku çdo të mërkurë u mundësohet pensionistëve të ushqehen me çmime të reduktuara në një piceri. Idea lindi kur shqiotari kishte takuar një çift pensionishtësh dhe mësoi se pensioni i tyre ishte shumë i vogël. Ja pra ka edhe shqiptarë kaq të suksesshēm por edhe me plot arritje e zemër të madhe. Urime dhe shumë suksese për Abdulhamid Rizvanin edhe nga ne.
https://www.instagram.com/abdulhamid_rizvani/p/DMF0AoHKsTp/