GazetaMax
Lajme

Komuna e Pllasnicës me projekt të ri për shërbime më cilësore komunale, Jaoski: Po përmirësojmë shërbimet ndaj qytetarëve

Komuna e Pllasnicës ka bërë me dije se ka realizuar një projekt të rëndësishëm – blerjen e një traktori Tafe 6530 4WD me kabinë dhe kovë për pastrimin e borës, i cili do të ketë rol të madh për funksionimin e Ndërmarrjes Publike Komunale “Komunalec” Pllasnicë, në shërbim të qytetarëve të komunës.

Kryetari i Komunës, Alija Jaoski, theksoi se ky investim është vetëm një hap në përmirësimin e kushteve të punës dhe të shërbimeve për qytetarët. Deri në fund të vitit pritet të realizohet edhe blerja e tre kamionëve (dy me kapacitet 4 tonë dhe një me kapacitet 8 tonë) për mbledhjen e mbeturinave, si dhe shpërndarja e 1,500 koshave të vegjël dhe 500 kontejnerëve të mëdhenj për mbeturina për popullatën.

Ky projekt do të rrisë efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve, do të përmirësojë mbledhjen dhe depozitimin e mbeturinave, si dhe do të kontribuojë për një ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë banorët e Pllasnicës.

“Kujdesi për qytetarët, infrastruktura moderne dhe misioni për një komunë më të mirë janë prioriteti ynë i përhershëm. Ne mbetemi të përkushtuar për një komunë stabile, moderne dhe prosperuese,” tha Jaoski.

https://www.facebook.com/share/v/1D3Y2SWPEq/

Related posts

Deputetët e VMRO-së vazhdojnë bllokadën, përplasje për pagat e deputetëve

Gazeta Max

Personi i vdekur bëhet pronar i tokës

Gazeta Max

SHBA hedh 6 bomba shkatërruesë bunkerësh në Fordow dhe dhjetëra raketa në Natanz dhe Isfahan

Gazeta Max