GazetaMax
Lajme

Bashkim Ramosaj nga Prilepi: Përkrahje e fuqishme për Aleancën dhe numrin 174

Prilepi, i njohur si vatër e rezistencës kombëtare, edhe sonte ka dëshmuar mbështetjen e tij të fuqishme dhe të pakompromis ndaj Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe numrit fitues 174.

Kandidati për kryetar të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, falënderoi qytetarët e Prilepit për besimin dhe përkrahjen e dhënë. Ai theksoi se kjo mbështetje është vlerësim për punën e bërë deri tani dhe një shtytje e fortë për të ardhmen.

“Faleminderit nga zemra Prilep, për besimin që po i jepni punës sonë, ndaj meje si kryetar dhe ndaj Fekri Qufaj për anëtar të Kuvendit Komunal. Kemi qenë dhe do të jemi bashkë gjithmonë”, u shpreh Ramosaj.

Ai nënvizoi se më 12 tetor Aleanca do të vulosë fitoren e madhe, duke u bazuar në besimin dhe mbështetjen e qytetarëve.

https://www.facebook.com/share/p/1CrMyHUji1/

Related posts

VLEN: BDI ka shantazhuar shqiptarët me kontrata në vepër, ne po sigurojmë punësime me dinjitet

Gazeta Max

Tilev: Procesi për në BE, barrë e rënd që nuk duhet fundosur

Gazeta Max

Vendet baltike dëbojnë diplomatët rusë

Gazeta Max