GazetaMax
Lajme

Ibrahimi: Jam krenar që i takoj subjektit që e zyrtarizoi Medresenë “Isa Beu”

Në konventën promovuese të koalicionit VLEN për zgjedhjet lokale, kryetari i Alternativës dhe një prej liderëve të këtij koalicioni, Zeqirija Ibrahimi, tha se është krenar për arritjet e deritanishme dhe synimet për të ardhmen.

“Jam shumë krenar që i takoj subjektit që zyrtarizoi medresenë ‘Isa Beu’, një shkollë shekullore që kishte mbetur shkollë e egër,” tha Ibrahimi, duke theksuar rëndësinë e avancimit të institucioneve arsimore shqiptare.

Ai nënvizoi se janë ndarë 80 milionë euro për zhvillimin e komunave shqiptare dhe janë realizuar qindra projekte, ndërsa paralajmëroi një investim të ri prej 240 milionë eurosh për të njëjtin qëllim.

Sipas tij, janë punësuar 2300 shqiptarë dhe 700 të tjerë janë avancuar në pozita të ndryshme. “Ky është përfaqësimi i drejtë dhe adekuat,” përfundoi ai.

Related posts

Daut Beqiri mirëpret përfaqësuesit e Shoqatës “Breza” nga Stambolli: Mbështetja e diasporës është forcë për vendlindjen

Gazeta Max

“Vëllazëri shqiptare” – Rama publikon foton nga takimi

Gazeta Max

Stefkovski: Policia në autobusë deri në zgjidhjen e plotë të problemeve

Gazeta Max