GazetaMax
Lajme

Darko Kostovski: Në Luboten dhe Lubancë do të ndërtohen shkolla të reja fillore

Kryetari i Komunës së Butelit dhe kandidat i VMRO-DPMNE-së për mandatin e dytë, Darko Kostovski, ka bërë një deklaratë të fuqishme para qytetarëve, duke e vendosur arsimin në qendër të programit të tij zgjedhor.

Në një video mesazh, Kostovski njoftoi se në mandatin e ardhshëm do të ndërtohen dy shkolla fillore krejtësisht të reja në vendbanimet Luboten dhe Lubancë, duke i zëvendësuar objektet e vjetra që kanë qenë në shërbim për dekada me radhë.

“Shkollat e vjetra do t’i takojnë historisë, është koha për kushte moderne dhe me dinjitet për nxënësit tanë”, ka thënë Kostovski.

Sipas Kostovskit, gjatë katër viteve të kaluara, Komuna e Butelit ka qenë shembull i investimeve kapitale në arsim, me rekord prej 215 milionë denarësh të investuara në përmirësimin e infrastrukturës arsimore. Një nga arritjet kryesore është ndërtimi i shkollës së re në Vizbeg, e cila shërben si dëshmi konkrete për realizimin e premtimeve.

Kryetari Kostovski gjithashtu ka informuar se përveç ndërtimit të objekteve të reja, komuna ka siguruar, uniforma shkollore për të gjithë nxënësit, çanta dhe mjete mësimore për çdo nxënës të klasës së parë, rikonstruksion të plotë të oborreve shkollore, kabinete moderne të informatikës për çdo shkollë.

“Fokusi ynë për katër vitet e ardhshme do të vazhdojë të jetë arsimi – sepse aty ndërtohet e ardhmja jonë”, ka theksuar Kostovski, duke ftuar qytetarët që të bashkohen rreth vizionit për një Butel më të zhvilluar dhe më të arsimuar.

“Vazhdojmë së bashku ta ndërtojmë Komunën e Butelit!”, ishte mesazhi përmbyllës i kryetarit të Komunës së Butelit, Darko Kostovski.

Related posts

Mariçiq: Me mbështetjen IPA Krusheva do të shndërrohet në destinacion turistik evropian

Gazeta Max

Mickoski: Nuk kemi mandat për ndryshimet kushtetuese

Gazeta Max

Drejtori Festim Halili me trorinet elektronik promovon agjendën e gjelbër

Gazeta Max