GazetaMax
Lajme

Kostovski: Po investojmë në të ardhmen, lagja Radishan po bëhet me kompleks sportiv modern

Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski, njëherësh kandidat i VMRO-DPMNE-së për mandatin e dytë, në një deklaratë publike ka prezantuar projektin e radhës për ndërtimin e një Qendre të re sportive dhe rekreative në lagjen Radishan i Epërm.

Sipas tij, kjo hapësirë moderne do të shtrihet në mbi 2000 metra katror dhe do të jetë një investim i drejtpërdrejtë për cilësinë e jetesës së banorëve të kësaj zone.

Çka do të përmbajë kompleksi i ri sportiv, fushë moderne futbolli me bar sintetik, ndriçim LED dhe rrethojë të re metalike, tribuna të reja me ulëse komode, fushë basketbolli me terren të posaçëm, rikonstruksion dhe zgjerim i këndit të lojërave për fëmijë me pajisje bashkëkohore, zonë fitnesi për ushtrime dhe rekreacion, hapësira urbane me ndriçim të ri LED.

Kostovski tha se ky projekt është dëshmi konkrete se komuna e Butelit po ndryshon me hapa të sigurt drejt modernizimit. Ai gjithashtu ka theksuar se qytetarët e kësaj komune po marrin atë që e meritojnë, një mjedis urban, me më shumë hapësira për sport dhe rekreacion.

“Ne po investojmë në të ardhmen tonë, në fëmijët tanë dhe në jetën më cilësore të banorëve të Butelit,” ka thënë Kostovski.

Sipas Kostovskit, ky projekt i radhës është pjesë e vizionit për një Butel modern, urban dhe të denjë për çdo qytetar.

Related posts

Kërcënime me bomba edhe në Stacionin Hekurudhor

Gazeta Max

Gjoba ndaj 67 motoçiklistëve në territorin e SPB Tetovë

Gazeta Max

Kancelari Scholz mbërriti për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Gazeta Max