GazetaMax
Lajme

Mbrëmë e nisëm mbarë e mirë, VLEN fiton bindshëm e shqiptarët përfaqësohen dinjitetshëm!

Mbrëmë Shkupi pa një spektakël politik, një tubim masiv, me energji që shpërthente në çdo cep të sallës, me entuziazëm që ngjante më shumë me një festë fitoreje se sa me një aktivitet elektoral. Flamujt valëviteshin të lirë të pa rrezikuar nga asnjë kërkesë “flamujt poshtë”, duartrokitjet nuk pushonin, dhe mbi të gjitha në skenë dominonte pozitiviteti dhe besimi i palëkundur në ndryshim. Ky ishte tubimi i ynë, i juaji, i shqiptarëve, për shqiptarët e gjitha qyteteve të vendit tonë.

Në anën tjetër, çfarë ofroi tubimi i AKI-së, projekte jo, plane jo, vizion jo se jo. Ata e nisën me sharje, vazhduan me etiketime dhe përfunduan me zhgënjim total. Në vend që të flasin për Shkupin e komunat e së nesërmes, ata u ngujuan në gjuhën e vjetër të përçarjes, duke harruar se qytetarët presin zgjidhje të problemeve, jo fyerje.

Dallimi mes nesh dhe atyre më është i mëse i qartë ne ofruam frymëzim, oponentët tanë ofendime. Ne projektuam të ardhmen, ata të zhytur në mllefe të së kaluarës.

Ne e bëmë të qartë se kjo nuk është një garë për karrige, kjo është një betejë për dinjitet, për projekte konkrete dhe për komuna moderne ku shqiptari ndihet zot në shtëpinë e vet. Liderët e koalicionit tonë e thanë qartë se “Nuk jemi zagarë, nuk jemi hyzmeqarë, nuk jemi tradhtarë. Jemi shqiptarë me dinjitet.” Ky mesazh nuk është vetëm fjalim rasti por është betim solemn para popullit.

Tubimi i mbrëmshëm vulosi një realitet VLEN po bëhet sinonim i energjisë së re, i besimit dhe i fitores. Dhe këtë e dëshmuam me pamje të qarta ku mijëra të pranishëm brohorisnin për ndryshim, jo për thirrje për sharje.

Prandaj, nga Shkupi deri në çdo komunë shqiptare, mesazhi është i qartë VLEN do të fitojë bindshëm në gjitha komunat shqiptare. Jo vetëm me entuziazëm, por me projekte dhe vizion.

VLEN është produkt i fitores, e kemi nis me fitore dhe ngjashëm do të vazhdojmë me hapa të sigurt!

https://www.facebook.com/story.php?story_fbid=122136456944910404&id=61577312147505&mibextid=wwXIfr&rdid=5QxicoNmSZjpMiVG#

Related posts

23 vjet nga Masakra në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër

Gazeta Max

Vrasja në Tetovë ka tronditur opinionin, ngritët alarmi për rreziqet nga rrjetet sociale

Gazeta Max

Transportuesit privat do t’i zhbllokojnë udhëkryqet, protestën e zhvendosin para qytetit të Shkupit

Gazeta Max