GazetaMax
Lajme

Emir Sulejmani: Nga Leshnica fillon zbulimi i së vërtetës, më 19 tetor ndalet mashtrimi 8-vjeçar në Zhelinë

Nga Leshnica e Poshtme, kandidati për kryetar të Komunës së Zhelinës, Emir Sulejmani thotë se ka ardhur koha që të zbulohet e vërteta për keqqeverisjen e pushtetit aktual, të cilin e cilësoi si të paaftë dhe arrogant.

Sulejmani theksoi se për tetë vite rresht banorët e kësaj komune janë lënë pas dore, ndërsa udhëheqësia në ikje është kujtuar për ta vetëm kur afrohen zgjedhjet.

“Banorët e Leshnicës janë detyruar të paguajnë mijëra euro nga xhepat e tyre për punimet e kanalizimit – një shërbim që është detyrim ligjor i komunës. Ku përfunduan ato para? Kush përfitoi? Pse mungon transparenca? Kjo është abuzim financiar dhe shkelje e rëndë e detyrës zyrtare, që kërkon hetim nga Policia Financiare dhe Prokuroria”, deklaroi Sulejmani.

Ai gjithashtu kritikoi edhe ndërmarrjen publike, e cila, sipas tij, mbledh rregullisht pagesat nga banorët, por nuk ofron shërbime të pastrimit të rrugëve.

Në programin e tij, Sulejmani paralajmëroi:

Vazhdimin e kanalizimit pa asnjë pagesë shtesë nga qytetarët

Kthimin e parave të vjedhura te qytetarët

Transparencë të plotë për çdo denar publik

Reformim të ndërmarrjes publike në shërbim të qytetarëve

Prani të përhershme në çdo fshat e lagje, jo vetëm gjatë fushatës zgjedhore

“Me 19 tetor, qytetarët e Zhelinës kanë një mundësi historike për të ndalur këtë mashtrim 8-vjeçar dhe për të votuar dinjitetin e tyre. Votoni për ndryshim të vërtetë”, përfundoi Sulejmani.

Related posts

Zendeli: Ky është moment i duhur të hiqet 20% nga Kushtetuta

Gazeta Max

Shënim i Ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara

Gazeta Max

Grubi: Populli dhe BDI-ja kanë nevojë për Ali Ahmetin

Gazeta Max