GazetaMax
Lajme

Shkodran Alili: Takimi i radhës i kërçovarëve në diasporë do të mbahet në Vjenë

Kandidati i pavarur për komunën e Kërçovës, Shkodran Alili, ka njoftuar se takimi i radhës i kërçovarëve në diasporë do të zhvillohet në Vjenë.

Ngjarja do të mbahet më 4 tetor 2025, në ambientet e Shoqatës Humanitare “Kërçova”, Nordbahnanlage 9, 1210 Wien – Austri, duke filluar nga ora 19:00.

“Të gjithë bashkatdhetarët janë të mirëpritur! Ejani të takohemi, të bashkëbisedojmë dhe të ndajmë momente të veçanta së bashku”, është shprehur Alili.

Ky takim synon të afrojë komunitetin kërçovar në diasporë, duke forcuar lidhjet mes tyre dhe duke shkëmbyer ide për të ardhmen e përbashkët.

Related posts

Ngahet nga jeta atdhetari Zef Doka Dedivanaj/ Agron Dedivanaj: Lamtumirë Zef, kujtimi yt nuk do të zbehet kurrë

Gazeta Max

Sotir Lukrovski në Bardovcë: Qytetarët duan një Karposh të pastër, të sigurt dhe të planifikuar urbanisht

Gazeta Max

Aleanca Kombëtare për Integrim prezanton logon e re

Gazeta Max