GazetaMax
Lajme

Skender Rexhepi – Zejd: Çairi ka qenë komuna më e neglizhuar nga qyteti i Shkupit

Kandidati i AKI-së, për Qytetin e Shkupit, Zejd Rexhepi në emisionin Debat në Shenja tha se Çairi është zemra e Qytetit të Shkupit dhe gjitha komunat tjera janë zhvilluar për rreth saj.

“Çairi ka qenë më i neglizhuar, nga gjitha komunat deri tani. Ne në ofertën tonë dhe kuptohet në bashkëpunim me kompanitë të cilat kanë aftësi zhvillimore në ndërtimtari, kemi projekte konkrete se si të bëjmë ndryshime në Çair, ndërsa aspekti financiar do e diskutojmë së bashku me institucionet relevante të BE-së, Bankën Botërore si dhe institucione financiare botërore të cilët do të afrojnë dhe të jenë të gatshëm të ndihmojnë pjesën zhvillimore”, tha Rexhepi.

Ai shtoi se pa zhvillim të barabartë për Çairin, Shutkën, Sarajin, një pjesë e Butelit dhe të Gazi Babës nuk mund të imagjinojmë të kemi një qytet bashkëkohor dhe modern, të cilën e pretendojnë të gjithë.

Related posts

Djemtë duhet të vishen si vajza e vajzat si djem/ Aktivitet degjenerues në një shkollë fillore në Shkup

Gazeta Max

Sëmundjet e rralla, pacientët: Vonon terapia

Gazeta Max

Fatmir Dehari nga Kërçova: Kryetar, aktivistët nuk janë lodhur, vazhdojmë punën përpara

Gazeta Max