GazetaMax
Lajme

Kostovski: Buteli po bëhet me poliklinikë të re moderne. Ju premtova dhe do ta realizoj

Në komunën e Butelit ka nisur procedura e tenderimit për ndërtimin e poliklinikës së re moderne, një projekt madhor i cili do të transformojë shërbimet shëndetësore për banorët e kësaj komune. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Butelit, Darko Kostovski, njëherësh kandidat i VMRO-DPMNE-së për mandatin e dytë, i cili së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu, informuan opinionin publik mbi këtë hap historik.

“Ju premtova dhe do ta realizoj! Ky është një moment historik për qytetarët e Butelit. Shumë shpejt fillojmë ndërtimin e poliklinikës së re”, theksoi Kostovski, duke falënderuar kryeministrin Hristijan Mickoski për mbështetjen e dhënë në këtë mega projekt.

Poliklinika e re do të ofrojë kushte moderne për një gamë të gjerë shërbimesh shëndetësore, ordinanca për mjekësi të përgjithshme, pediatri, gjinekologji, neuropsikiatri dhe mjekësi fizikale. Po ashtu do të ketë kabinet të radiologjisë me RTG dhe eho, laborator modern, farmaci, si dhe shërbime të emergjencës mjekësore dhe kujdes gjatë natës.

Sipas Kostovskit, ky projekt, i paraparë në planin urbanistik të miratuar më 16 shkurt 2024, do të ndërtohet në lokacionin e ish ambulancës së vjetër.

Kostovski gjithashtu ka theksuar se ndërtimi do të nisë shumë shpejt dhe se mezi pret ditën kur do të vihet gurthemeli i këtij investimi që do të shënojë një kapitull të ri për shëndetësinë në Butel.

Related posts

Rrëzohet qeveria franceze, deputetët votojnë për shkarkimin e kryeministrit

Gazeta Max

Alarmet për bomba, Sinani: Shkaktojnë konfuzion dhe panik

Gazeta Max

Pak në Shutkë, pak në Strugë e pak në shtëpi, Orce Kamçev e përfundoi dënimin me burg

Gazeta Max