GazetaMax
Lajme

Arsim Dalipi prezanton kandidaturën e Armend Recit: Rinia do ketë zërin e saj në Këshillin Komunal

Arsim Dalipi ka prezantuar kandidaturën e Armend Recit për Këshillin Komunal në Strugë, duke e cilësuar atë si një prej zërave të rinj me vizion dhe përkushtim për qytetin.

Armend Reci është mjek i diplomuar në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, kryetar i FRASH – Strugë dhe i lindur e rritur në Veleshtë. Me formim profesional dhe përvojë të gjerë në aktivizmin rinor, ai shihet si përfaqësues i energjisë së re që kërkon Struga në politikën lokale.

Sipas Dalipit, Reci do të jetë zëri i rinisë, i përfaqësimit të ndershëm dhe i guximit qytetar. Ai sjell në politikë frymën e angazhimit, kritikës konstruktive dhe përkushtimit të palëkundur ndaj struganëve.

“Veleshta ka rritur breza të ndërgjegjshëm dhe të arsimuar, dhe ky potencial duhet të përfaqësohet nga njerëz që e njohin realitetin e të rinjve dhe që i japin prioritet zhvillimit të drejtë. Politika duhet të jetë e hapur, e guximshme dhe e ndërtuar mbi nevojat e qytetarëve”, theksoi Dalipi, duke vlerësuar vizionin e Recit.

Me moton “Bashkë për Strugën”, Armend Reci paraqitet si një kandidat vizionar që synon një qytet ku rinia nuk është spektatore, por aktore e së ardhmes, duke i dhënë politikës përgjegjësi dhe transparencë të re.

Related posts

Petrushevski: Vendi nuk mund të “pastrohet” nga korrupsioni i Qeverisë së udhëhequr nga LSDM

Gazeta Max

Mariçiq nga Strazburgu: Rolin e Parlamentit në negociatat aderuese do ta definojmë me Memorandum për bashkëpunim

Gazeta Max

Grubi: Zhvillojmë komunat e vendit, në Çair kofinancojmë vendosjen e fotovoltaikëve nëpër shkolla dhe kopshte

Gazeta Max