GazetaMax
Lajme

Kostovski prezantoi në 3D projektin për poliklinikën e re moderne në Butel

Kumuna e Butelit po hyn në një epokë të re të shëndetësisë! Kryetari i Komunës së Butelit dhe njëherësh kandidati i VMRO-DPMNE-së për mandatin e dytë, Darko Kostovski, në një video deklaratë prezantoi projektin në 3D të ndërtimit të poliklinikës së re moderne, të cilën e cilësoi si “krenari për qytetarët e Butelit”.

“Po ndërtojmë një objekt të bukur, funksional dhe modern, i cili do t’u ofrojë qytetarëve kushte të denja për kujdes shëndetësor cilësor. Ky është një hap historik për komunën tonë,” ka thënë Kostovski.

Poliklinika e re do të shtrihet në një sipërfaqe prej 1,500 metra katror, do të ketë katin përdhese dhe katin e parë, do të ofrojë shërbime nga mjekësia e përgjithshme, pediatria, gjinekologjia, mjekësia interne dhe neuropsikiatria, si dhe nga mjekësia fizikale.

Sipas Kostovskit, poliklinika e re e Butelit do të ketë pajisjet më bashkëkohore, me RTG kabinet, laborator, eko dhe farmaci, punkt për ndihmë të shpejtë mjekësore dhe shërbim të natës për qytetarët. Ndërtimi i këtij objekti shëndetësor do të bëhet në hapësirën ku aktualisht gjendet ambulanca e vjetër, sipas planit urbanistik të miratuar më 16 shkurt 2024.

Ky projekt i hartuar nga vetë Komuna e Butelit shihet si një prej investimeve më të rëndësishme në infrastrukturën shëndetësore lokale. Me këtë, qytetarët e Butelit do të fitojnë shërbime moderne dhe të afërta, pa pasur nevojë të udhëtojnë nëpër komuna tjera.

Related posts

Eni Vasili: RTSH në situatë katastrofike, rrezikojmë të mos shkojmë në Eurovision

Gazeta Max

Fiket zjarri në Moravë, reagon bashkia Devoll

Gazeta Max

Akuza të ndërsjellta në seancën e sotme për super-ekspertizën për rastin “Llaskarca”

Gazeta Max