GazetaMax
Lajme

Rexhepi: Programi zgjedhor i Aleancës Kombëtarë për Integrim është më cilësori

Kandidati i AKI-së për kryetar të Qytetit të Shkupit, Skender Rexhepi në hapjen e shtabit zgjedhor të këtij koalicioni në Shuto Orizarë tha se gara dhe lufta e vërtetë në këto zgjedhje lokale është me kryesinë e VMRO-DPMNE-së. Sipas Rexhepit programi zgjedhor i Aleancës Kombëtarë për Integrim është më cilësori.

“Maqedonia e Veriut për momentin është në një qorrsokak të cilët mundohen ta vënë në pikëpyetje identitetin kombëtar shqiptarë. Dëshirojnë të na bëjnë qiraxhi duke qenë qytetarë, dëshirojnë të na bëjnë njerëz të shkallës së dytë duke qenë pjesëtarë dhe themelues të këtij shteti bashkëkohor, të shtetit të Maqedonisë së Veriut, I cili është po aq i yni sa është edhe i maqedonasve. Ajo që është shumë e rëndësishme se kemi AKI-në e cila do t’i bëjë ballë tendencës për shkeljen e të drejtave kombëtare”, tha Skender Rexhepi – Kandidat për kryetar të Shkupit AKI.

Related posts

E rëndë në Devoll, zetori pëmbyset dhe zë poshtë drejtuesin, humb jetën 75-vjeçari

Gazeta Max

Sot përpjekja e fundit për konsistuimin e Kuvendit të Kosovës

Gazeta Max

Intervista/ Flet Zëvendës drejtori i Agjencisë së Kadastrës, Amet Ziberi: Qëllimi ynë është që kadastra të bëhet shembull i një institucioni efikas, digjital dhe transparent

Gazeta Max