Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka zhvilluar sot një takim me stafin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku ka shprehur mirënjohjen e tij për angazhimin e përditshëm dhe kontributin e madh që ky ekip mjekësor jep në shërbim të qytetarëve.
“Falë punës profesionale dhe përkushtimit tuaj, shërbimet shëndetësore janë më afër çdo familjeje, ndërsa cilësia e kujdesit ndaj pacientëve po rritet çdo ditë”, tha Ramosaj, duke vlerësuar rolin e pazëvendësueshëm të stafit mjekësor në kujdesin për shëndetin publik.
Ai theksoi gjithashtu se shëndetësia ka qenë dhe mbetet një ndër prioritetet kryesore të tij dhe të komunës së Deçanit, duke shtuar se institucionet lokale do të vazhdojnë të mbështesin fuqishëm sektorin e shëndetësisë.
https://www.facebook.com/share/p/1Fq8RW9SdZ/