GazetaMax
Lajme

Bashkim Ramosaj pritet me mbështetje të madhe në Strellc: Fryma e fitores më 12 tetor tashmë ndihet kudo

Kandidati për kryetar të Deçanit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bashkim Ramosaj, u mirëprit sonte nga qytetarët e Strellcit të Epërm dhe të Ulët, në një atmosferë të ngrohtë e të mbushur me mbështetje dhe besim.

Ramosaj falënderoi banorët për mikpritjen dhe respektin e vazhdueshëm që, siç theksoi ai, gjithmonë ia kanë dhënë liderit Ramush Haradinaj, Aleancës dhe atij personalisht. “Fryma e fitores sonë më 12 tetor tashmë ndihet kudo”, u shpreh ai.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për vullnetin e qytetarëve që ky besim të rikonfirmohet edhe më fuqishëm më 12 tetor, duke e dhënë përkrahjen për Aleancën, kandidaturën e tij për kryetar dhe përfaqësuesit në Kuvendin Komunal, Rea Mahmudemaj, Faruk Hasanramaj dhe Sami Rabushaj.

“Do të jemi bashkë gjithmonë”, deklaroi Ramosaj, duke shtuar se Aleanca do të vazhdojë të flasë me punë dhe përkushtim për qytetarët e Deçanit.

https://www.facebook.com/share/p/19qWL9Quym/

Related posts

Largohet kandidati për këshilltar i BDI në komunën e Çairit, Enis Fazli i bashkohet Vlen-it

Gazeta Max

KSHZ miratoi kalendarin për zgjedhjet lokale: Dorëzimi i listave të kandidatëve deri më 13 shtator, fushata fillon më 29 shtator

Gazeta Max

Fermerët në alarm kafshët e egra, rrezik për bagëtitë në Cërrik

Gazeta Max