Kandidati për Kryetar të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, po qëndron sot në Zvicër, ku do të zhvillojë një takim me bashkatdhetarët kërçovarë.
Në një postim drejtuar mërgatës, Dehari ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të tyre ndaj Kërçovës.
“Me respekt për vëllezërit tanë mërgimtarë! Faleminderit për dashurinë dhe përkushtimin e pandalshëm ndaj Kërçovës suaj. Faleminderit Shoqata ‘Kërçova’ për mikpritjen dhe organizimin e takimit”, ka shkruar ai.
Takimi pritet të zhvillohet në ora 16:30, në Mehrzweckhalle, Müllimat – Mülistrasse 8, 6264 Pfaffnau.
Dehari u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të bashkohen në këtë tubim, duke theksuar se “Kërçova jeton në zemrën e secilit prej nesh!”
#BASHKË