Sonte, Bashkim Ramosaj pati kënaqësinë të takohet me artistë, këngëtarë, autorë, shkrimtarë, piktorë dhe krijues të ndryshëm të fushës së artit dhe kulturës në Deçan.
Gjatë takimit, u diskutua mbi rëndësinë e artit në jetën e shoqërisë dhe rolin e pazëvendësueshëm të artistëve në ruajtjen e identitetit, trashëgimisë dhe shpirtit kulturor të komunitetit.
Ramosaj theksoi se kultura do të mbetet gjithmonë një nga prioritetet kryesore, si një pasuri që do të kultivohet me përkushtim dhe dashuri, për ta bërë Deçanin një vatër më të gjallë arti dhe krijimtarie.
Ai falënderoi të gjithë artistët për kontributin e tyre të çmuar në zhvillimin kulturor të qytetit.
#FLASIMmePUNË #AAK174
https://www.facebook.com/share/p/1GdqsPMuJQ/