GazetaMax
Lajme

Kosovar Alija, njeriu i duhur për Asamble në Gjakovë, që synon ndryshimin nga niveli lokal

Kosovar Alija, historian me formim akademik dhe përvojë në fushën e studimeve historike, garon për Asamblenë Komunale në Gjakovë, nga Partia Shqiptare Demokristiane, me numrin 2 në listë. Ai vjen nga Dushkaja dhe e identifikon veten si demokristian të përkushtuar ndaj vlerave familjare, besimit dhe ndershmërisë.

Alija ka theksuar se kandidimi i tij është i motivuar nga bindja se ndryshimi i vërtetë fillon në nivelin lokal. Synimi i tij është të përfaqësojë qytetarët me transparencë e përkushtim, duke u fokusuar në shërbimet publike, infrastrukturën, arsimin, mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin ekonomik.

Në prioritetet e tij përfshihet përmirësimi i rrugëve, ndriçimit dhe pastërtisë, si dhe mbështetja për të rinjtë, të moshuarit dhe familjet në nevojë. “Komuna duhet të jetë shtëpi e përbashkët, ku secili qytetar ndjehet i respektuar dhe i përfshirë,” ka theksuar ai.

Mes problemet më urgjente që identifikon janë mungesa e infrastrukturës së rregullt, ndriçimi i dobët në fshatra, kanalizimet jo adekuate, mungesa e hapësirave të gjelbra dhe shërbimet e pamjaftueshme sociale për komunitetin më të ndjeshëm.

Kosovar Alija ka edhe përvojë të mëparshme politike, duke shërbyer për katër vite si drejtor i Administratës në Komunën e Gjakovës, ku ka kontribuar në përmirësimin e shërbimeve dhe organizimit administrativ.

Ai shprehet i gatshëm për bashkëpunim të hapur me kryetarin e ardhshëm dhe asamblenë, duke e parë dialogun dhe transparencën si kyçe për rezultate të qëndrueshme.

Mesazhi i tij për qytetarët është i qartë: “Forca e një shoqërie qëndron te bashkëpunimi dhe përgjegjshmëria individuale. Ndryshimi nis nga secili prej nesh, nga një veprim i vogël. Me besimin tuaj, unë do të jem këtu për t’ju shërbyer sot dhe nesër.”

Related posts

Pas vitit të ri paralajmërohen bisedime më intenzive për ndryshimt kushtetuese

Gazeta Max

Mblidhet sot Kuvendi, ja kush do të drejtojë seancën konstituive

Gazeta Max

Myrteza: Pekini ngre alarmin ndaj gripit Chikungunya. Mbi 2.285 raste në të gjithë vendin

Gazeta Max