GazetaMax
Lajme

Valentin Manasievski: Prezantimi i programit dhe vizionit nga derë në derë në Shkup

Valentin Manasievski nga VMRO-DPMNE, ka vazhduar takimet nga derë në derë me qytetarët në komunat e Shkupit, duke prezantuar programin dhe vizionin e tij për një qytet më të mirë, bashkë me aktivist të VMRO në komuna të Shkupit.

“Dje ishim në Kisella Vodë, sot në Aerodrom – duke shpjeguar secilën pikë të programit tonë dhe dëgjuar nevojat e qytetarëve. Një pritje shumë e ngrohtë dhe mbështetje e madhe nga qytetarët tregoi besimin e tyre tek kandidatët tanë për kryetarë dhe listat për këshilltarë,” tha Manasievski.

Ai theksoi se kandidatët e VMRO-DPMNE-së, Deki në Aerodrom, Beti në Kisella Vodë dhe Orce për Shkup, janë të gatshëm për fitore bindëse që në raundin e parë të zgjedhjeve.

“Zgjedhja e duhur për qytetarët është numri 9️⃣. Ne nuk ndalojmë, sepse qytetarët e meritojnë një Shkup më të mirë,” tha Manasievski.

#ZgjedhjaEDuhur #MeNjeriunTënd #PërVendinTënd #PërTëArdhmenTënde

https://www.facebook.com/share/p/17MhnkLiUZ/

Related posts

Sinishtaj pas diskutimit me Escobar: Do të vazhdojmë të kyçemi në politikën amerikane

Gazeta Max

Kuvendi do të vazhdojë seancën e 97-të

Gazeta Max

4 shqiptarë bien pre e mashtrimit me trashëgiminë nga Afrika, zbardhet skema

Gazeta Max