Sonte, Aleanca Kombëtare për Integrim dhe kandidatët e saj për Kuvendin Komunal u pritën me entuziazëm dhe vullnet të jashtëzakonshëm nga banorët e Lumbardhit.
Bashkim Ramosaj, duke shprehur kënaqësinë e tij për këtë mbështetje, theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes dhe besimit të qytetarëve:
“Kënaqësi e veçantë të jem sonte në mesin e banorëve të Lumbardhit dhe kandidatit tonë për Asamble Komunale, Besnik Lekaj. Faleminderit për mbështetjen dhe besimin e madh, Lumbardh! ❤️ Më 12 tetor, do të jetë dita që festojmë fitoren tonë të madhe!” tha Ramosaj.
Ky aktivitet tregon përkushtimin e Aleancës për të qenë pranë qytetarëve dhe për të ofruar projekte konkrete për zhvillimin e komunitetit.
#FLASIMmePUNË #AAK174 ✅
https://www.facebook.com/share/p/19jN5v4Tzj/