GazetaMax
Lajme

Ahmeti nga Xhepçishti: Ne nuk pranojmë kontroll, ne udhëheqim!

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sonte në Xhepçishti, ka deklaruar se 19 tetori është dita kur populli do të flaës me votë dhe me dinjitet.

Ai ka deklaruar se ndryshimi në Tetovë do të ndodhë, raporton SHENJA.

“Xhepçishti foli qartë!
Çdo fshat, çdo qytet po bashkohet në këtë rrugëtim kombëtar. Sonte në Tetovë, me Arben Taravarin dhe me qytetarët e Xhepçishtes, u dëshmua se bashkimi është i pathyeshëm dhe ndryshimi është i pashmangshëm.
19 tetori dita kur populli do të flasë me votë dhe me dinjitet.
19 tetori fitorja e vullnetit qytetarë mbi kontrollin dhe dirigjimin.
19 tetori referendumi i shqiponjave që nuk pranojnë nënshtrim.
19 tetori dita e unitetit, e drejtësisë dhe e dinjitetit kombëtar.

Ndryshimi në Tetovë do të ndodh.

Pas këtyre zgjedhjeve, do të qeverisim në interes të çdo qytetari, me përgjegjësi, me dinjitet dhe me vizion për Tetovën që e duam të gjithë. Ne nuk pranojmë kontroll, ne udhëheqim!”, ka deklaruar Ahmeti.

Related posts

Mexhiti: Problemi i qenve endacak nuk është kompetencë e komunës së Çairit, Bujar Osmani nuk e njeh as vendin ku kandidon

Gazeta Max

Dimitrovski – Kirchhabum: Gjermania kërkon mekanizëm në BE për të kapërcyer bllokimet dypalëshe ndaj zgjerimit

Gazeta Max

Spanja anulon dy marrëveshje me vlerë rreth 1 miliard euro me kompanitë izraelite

Gazeta Max