GazetaMax
Lajme

Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla dërgohen në sallën e gjyqit

Tre te akuzuarit Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt, janë sjellur para gjykatës ku pritet që të filloj semaca ndaj tyre, raporton Ekonomoa Online.Në këtë seancë pritet të dëgjohet raporti i autopsisë nga mjeku ligjor Naim Uka.Ndryshe seanca e fundit u fokusua në dëgjimin e ekspertit të psikiatrisë, i cili kishte kryer ekzaminimin psikiatrik ndaj të akuzuarit Naim Murseli.Eksperti kishte deklaruar në sallën e gjyqit se nga ekzaminimi i bërë nuk janë konstatuar çrregullime të shëndetit mendor te Naim Murseli, as në formë të përhershme e as të përkohshme.Ai tha se analizat janë kryer përmes dokumenteve të lëndës, bisedave të drejtpërdrejta me të akuzuarin, si dhe përmes vëzhgimit të sjelljes së tij gjatë ekzaminimit.Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023, rreth orës 20:25, në rrugën “Dalip Alshiqi” në fshatin Bërnicë të Prishtinës.Sipas Prokurorisë, ngjarja ishte inskenuar si grabitje dhe dyshohet se vrasja ishte e planifikuar, me Granit Plavën si ekzekutues dhe Naim Murselin si organizator.

Related posts

Kolona të gjata në pikëkalimin kufitar Bllacë

Gazeta Max

A është aktual propozimi portugez? Përgjigjet Mariçiq

Gazeta Max

Taravari viziton pacientët nga tragjedia e Koçanit në spitalin “Çam dhe Sakura” në Stamboll

Gazeta Max