GazetaMax
Lajme

Arrestohet ish ministri i Mbrojtjes, Predrag Boshkoviq

Ai u arrestua me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit, në kuadër të hetimeve ndaj një grupi kriminal që, sipas pretendimeve të prokurorisë, është organizuar nga biznesmeni Aleksandar Mijajlović.

Ish-ministri i mbrojtjes dhe ish-funksionari i Partisë Demokratike të Socialistëve, Predrag Bošković, u arrestua mëngjesin e sotëm me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit dhe u dërgua në Njësinë Speciale të Policisë.

Në kuadër të këtij hetimi, gjyqtari hetues i Gjykatës së Lartë në Podgoricë, Goran Šćepanović, ka caktuar mbrëmë masën e paraburgimit për biznesmenin Aleksandar Mijajlović dhe ish-shefin e shërbimit kundërzbulues Drago Spičanović.

Për zyrtarët e policisë të akuzuar, Milovan Pavićević dhe Vladan Lazović, është caktuar arrest shtëpie, ndërsa prokurores së lartë Andrijana Nastić i është marrë pasaporta dhe ka detyrim të paraqitet rregullisht në polici.

Related posts

VLEN: BDI nuk ka kandidatë të vet në zgjedhje

Gazeta Max

LSDM: Edhe në kohë krize, Qeveria i rritë pagat në çdo sektor

Gazeta Max

Publikohet lista e qytetarëve që kanë luftuar në Siri

Gazeta Max