Eshtë sezoni i dytë që djaloshi nga Libani luan me skuadrën e KF Fushë Kosova në futboll dhe si duket po ndjehet mjaft mirë, dhe beson se shumë shpejt kjo skuandër do të shkojë në ligën e parë. E kemi fjalën pêr Mohamad Taha, portieri karizmatik që siç edhe tregoi në një rrëfim live në programin ” Për ditë të mbarë ” në RTV21 ndjehet mjaft mirë që ndodhet dhe luan sërish në Kosovë, pasi ndryshe nga vendi i tij ku futbolli ka mbetur vetëm në vend skuadrat e Kosovës po përparojnë shumë edhe në europë. Ish Mister Libanon në vitin 2018 si dhe finalisti i Mister World në vitin 2018 dhe Best Model Asia në vitin 2019, kur nga moderatori i programit Maksi është ngacmuar me pyetje për vajzat e bukura apo cilën e ka në krah ose ajo që ja ka marrë zemrën a merret me sport, portieri Taha e ka kaluar me një përgjigje të thjeshtë që nuk don të flasë shumë për jetën private. Ndërsa gjatë rrëfimit të tij në këtë program ai ka treguar se dikur ka qenë edhe protagonist në një klip të një artistje të njohur libaneze madje edhe ka kënduar aty, ndërsa nga këngët shqiptare adhuron shumë kêngën “Origjinale” të kënduar nga Aurela Gaçe, Dr. Flori dhe Marsel madje ai thuajse ka nisur ti mësojë vargjet e kēngës që si duket edhe para stërvitjes me ekipin e tij kjo muzikë është bërë motiv i skuadrës. Taha njëkohësisht ka treguar se një ditë do të donte të luante edhe me kombëtaren e Kosovës apo atë të Shqipërisë por në fillim do të duhet të pajiset me pasaportë shqiptare.