GazetaMax
Lajme

Filipçe: Komuna Qendër në këto zgjedhje, e para do t’i dërgojë mesazh Mickoskit dhe bandës së tij, mjaft më!

“Komuna Qendër në këto zgjedhje është sërish e thirrur të ngrihet në këmbë dhe të dërgojë një mesazh të fuqishëm për Mickoskin dhe bandën e tij në pushtet. Qendra do të jetë e para që do të zgjohet dhe do t’i thotë këtij sundimi të rremë, arrogant dhe arbitrar të Mickoskit: mjaft më!”, deklaroi lideri i LSDM-së, Dr. Venko Filipçe, në tribunën qytetare në Komunën Qendër.

Filipçe kërkoi përkrahje për kryetarin aktual të komunës, Gerasimovski, si dhe për listën e këshilltarëve të udhëhequr nga kolegu i tij, Aleksandar Saveski.

“Njerëz që dalin nga vetë qytetarët, njerëz me integritet personal dhe profesional të cilin qendrasit vetëm mund ta dëshirojnë, dhe njerëz që do të punojnë në interesin më të mirë të qytetarëve që do t’u japin besimin e tyre,” theksoi dr. Filipçe.

Lideri i LSDM-së bëri thirrje për mobilizim masiv më 19 tetor, që LSDM të sigurojë një fitore bindëse në Këshillin e Komunës, por edhe për Kaja Shukovën, në mënyrë që fitorja të jetë e plotë.

“Por fitorja nuk do të jetë e plotë pa dhënë mbështetje të fuqishme edhe për Kaja Shukovën tonë. Kaja është një grua luftëtare, socialdemokrate me bindje, një grua që e do Shkupin dhe di si ta udhëheqë qytetin. Ajo është eksperte e mjedisit jetësor dhe jam i bindur se do t’i zgjidhë problemet më të ngutshme të qytetarëve të Shkupit me projekte reale dhe të realizueshme,” tha dr. Filipçe.

Ai shtoi se Shukova është e kundërta e plotë e programeve të rreme dhe boshe të kundërkandidatit të saj, një njeri që premton tren buzë Vardarit.

“Një njeri që tashmë tre fushata me radhë premton se do ta shndërrojë zonën e Vardarishtes në park — dhe, natyrisht, gënjen. Qytetarët e Shkupit dhe të Qendrës nuk duhet të mashtrohen më. I ftoj të votojnë për njerëz që i qëndrojnë fjalës së dhënë,” deklaroi dr. Filipçe në tribunën qytetare në Qendër.

Linku për video: https://www.youtube.com/watch?v=Gp017OiDgmM

Related posts

Dorëhiqet zyrtarja e Departamentit të Shtetit për shkak të politikës ndaj Gazës

Gazeta Max

VMRO-DPMNE: Kovaçevski të mos fshihet prapa Bekim Sali-t i cili i ka ditët e numëruara

Gazeta Max

Valbon Limani përkujton viktimat e Koçanit në Gostivar

Gazeta Max