GazetaMax
Lajme

Filipçe nga Komuna Qendër: Në baltën e Mickoskit nuk do të futem, do të vazhdoj ta zbuloj të vërtetën

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Dr. Venko Filipçe, në tribunën qytetare në Komunën Qendër, komentoi sjelljen e pushtetit aktual dhe theksoi fushatën negative që ai po zhvillon kundër LSDM-së. Sipas Filipçes, kjo fushatë e VMRO-DPMNE-së, që nga dita e parë e ardhjes në pushtet, është pasqyrë e pafuqisë dhe paaftësisë së tyre.

“Jemi dëshmitarë të një fushate të neveritshme, të rreme dhe të zezë kundër LSDM-së, të cilën e drejtojnë që nga dita e parë e qeverisjes. Kjo fushatë mjerane dhe e ulët e VMRO-DPMNE-së është shprehje e pafuqisë dhe paaftësisë së tyre. Por thelbi është edhe më i dhimbshëm – kjo është një fushatë për të fshehur qëllimet e tyre të këqija për të ardhmen e këtij vendi,” tha Filipçe.

Ai shtoi se një pushtet që zhvillon fushatë negative kundër opozitës, sipas tij, nuk është vetëm i paaftë, por edhe nuk kujdeset për përparimin e shtetit, nuk do dialog dhe nuk pranon kompromis.

“Ky është pushtet për të cilin përparimi i shtetit është armik. Është pushtet që ushqehet dhe mbahet gjallë nga ndarjet e brendshme, nga varfëria që e kontrollon përmes korrupsionit dhe nga kaosi që krijon apati. Kjo është qëllimi i tyre,” theksoi dr. Filipçe.

Filipçe nënvizoi se ai nuk do të futet në baltën e tyre, por do të vazhdojë t’i zbulojë dhe t’i demaskojë.

“Unë në baltën e tyre nuk do të futem, por do të vazhdoj t’i demaskoj. Le të zvarriten ata në nacionalizmin e tyre, në patriotizmin e rremë dhe në paaftësinë e tyre,” porositi lideri i LSDM-së, dr. Filipçe.

Related posts

Sotir Lukrovski: Karposhi meriton më shumë, me besimin tuaj, do ta kthejmë në rrugën e duhur

Gazeta Max

Moti sot me diell, pasdite mundësi për shi

Gazeta Max

Janë shitur dy apartamente nga pasuria e konfiskuar e Nikolla Gruevskit

Gazeta Max