GazetaMax
Lajme

Filipçe deri te Mickoski: Maqedonia nuk është vilajeti yt, por atdheu ynë, dhe ne do të luftojmë për shtëpinë tonë

“Nga këtu nga Gevgelija kam një mesazh për Mickoskin: Maqedonia nuk është eksperiment i jotë, as vilajeti yt. Maqedonia është atdheu ynë, shtëpia jonë, dhe ne do të luftojmë për të,” tha sonte kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Dr. Venko Filipçe, gjatë tribinës qytetare “Luftojmë për shtëpinë tonë” në Gjevgjeli.

Filipçe theksoi se populli jeton keq, ndërsa qeveria, në vend që t’i ndihmojë qytetarët me masa konkrete dhe politika për rritjen e standardit dhe të pagave, funksionon si agjenci PR për Mickoskin.

“Ndaluani së gënjyeri dhe bëni diçka. Shteti, Qeveria nuk është agjenci PR e Mickoskit. Popullit i duhet ndihmë. Ekonomia është në kolaps. Industria po bie, bizneset e vogla luftojnë për mbijetesë, bujqit janë para falimentit. Punëtorët nuk kanë me çfarë të përballojnë fundin e muajit, ndërsa mjekët, mësuesit, pensionistët, të gjithë janë lënë vetëm,” theksoi Filipçe.

Ai vlerësoi se e vetmja forcë që mund ta rikthejë vendin në rrugën e duhur është LSDM.

“Ne, socialdemokratët, nuk i kemi gënjyer njerëzit, por gjithmonë kemi qenë këtu për ta. Dhe përsëri jemi këtu. Dhe përsëri do ta vendosim shtetin në vend. Maqedonia po zgjohet, dhe përsëri do t’i rikthejmë qytetarëve ndjesinë se qeveria ekziston për njerëzit, jo për partinë. LSDM nuk është vetëm një parti, LSDM është një ide, LSDM është një lëvizje për një shoqëri ku çdo person ka vlerë. Dhe kjo ide po rilind, në çdo rrugë, në çdo lagje, në çdo zemër që beson se Maqedonia nuk duhet të dorëzohet,” tha kryetari i LSDM, Venko Filipçe, sonte në Gjevgjeli.

Related posts

BDI dega Butel mban mbledhjen e fundvitit, kryetari Hasani: Vazhdojmë rrugën dhe misionin e Ali Ahmetit

Gazeta Max

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore: Qytetarët anokohen, mezi mbulojnë shpenzimet

Gazeta Max

Çmime të reja të derivateve të naftës

Gazeta Max