GazetaMax
Lajme

Bashkim Ramosaj: Faleminderit Carrabreg i Ulët, emocion i veçantë të jem mes jush

Në prag të zgjedhjeve të 12 tetorit, kandidati nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bashkim Ramosaj, ka mbajtur një tubim të veçantë në vendlindjen e tij, Carrabregun e Ulët. Ai është pritur me përkrahje të madhe nga bashkëvendësit, të cilëve iu drejtua me një mesazh mirënjohjeje dhe motivimi.

“Sonte ishte emocion i veçantë të jem mes jush, aty ku kam bërë hapat e parë të jetës dhe ku rrënjët e mia janë më të forta se kudo tjetër,” u shpreh Ramosaj, duke theksuar rëndësinë që ka për të përkrahja e vazhdueshme nga banorët e këtij fshati.

Ai falënderoi qytetarët për mbështetjen e treguar deri tani, jo vetëm për të si kandidat, por edhe për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe kandidatin për Asamblenë komunale, Afrim Demhasaj.

“Mbështetja, dashuria dhe besimi juaj më japin forcë të vazhdoj me përkushtim rrugën që kemi nisur bashkë, për zhvillimin e komunës sonë dhe për çdo familje të këtij vendi,” theksoi Ramosaj.

Tubimi përfundoi me një mesazh të qartë mobilizues për zgjedhjet e 12 tetorit: “Shihemi në fitoren e 12 tetorit! Na priftë e mbara!”

Fushata e AAK-së po vazhdon me moton #FLASIMmePUNË, duke kërkuar mbështetje për numrin 174 në fletëvotim.

https://www.facebook.com/share/p/1KX1zvTiqp/

Related posts

Bekteshi: Me realizimin e investimeve të mëdha në burimet e rinovueshme të energjisë rrisim kapacitetet e vendore edhe në kushte krize

Gazeta Max

Pa energji elektrike disa pjesë të Shkupit

Gazeta Max

Krim prej 450.000 eurove në Maqedoni! Arrestohet një ish-prokuror, dyshohen një ish-ministër dhe një avokat

Gazeta Max