GazetaMax
LAJME

Krim prej 450.000 eurove në Maqedoni! Arrestohet një ish-prokuror, dyshohen një ish-ministër dhe një avokat

Shkup, 16 Dhjetor – Prokurori Publik ka lëshuar Urdhër për hetim ndaj 10 personave për të cilët ekziston dyshim i bazuar se kanë kryer veprën penale të zgjatur të keqpërdorimit të pozitës dhe autorizimeve zyrtare.

Të dyshuarit kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm në shumë prej 450 mijë eurove.

I dyshuari i parë me ndihmën e të dyshuarve të tjerë kanë ndërmarrë veprime të kundërligjshme me ndihmën e të cilave në mënyrë joligjore kanë përvetësuar të gjitha pasuritë e tundshme dhe të patundshme, të drejta pronësore dhe para të shoqatës civile në pronësi shtetërore dhe ia kanë transferuar një personi juridik – shoqëri në pronësi të të dyshuarit të parë, e cila ushtron të njëjtën veprimtari si dhe shoqata e cila është shuar në vitin 2017 për shkak të likuidimit.

Me propozim të prokurorit publik, gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup për dy të akuzuarit e parë caktoi masën arrest shtëpiak.

Related posts

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

e-max

Vëllai i Zaevit nis biznes edhe për prodhimin e energjisë elektrike

e-max

Tre të arrestuar për sulmin fizik ndaj kryetarit të Haraçinës

e-max