GazetaMax
Lajme

Kasami: Shkolla të reja, mësim gjithëditor e shumë investime në arsim

Shkolla të reja, mësim gjithëditor e shumë investime në arsim!
Që ga dita e parë, arsimit i kemi kushtuar rëndësi të veçantë, pasi me dekada ishte lënë pas dore, është politizuar dhe nuk ka pasur asnjë investim serioz.
Për herë të parë pas më shumë se 20 viteve në Tetovë po ndërtojmë shkolla të reja!
🏗Ndërtojmë Shkollën e Mesme Tekstile dhe Gjimnazin “7 Marsi”, objekte moderne me laboratorë, kabinete dhe hapësira bashkëkohore për mësimdhënie. Investim prej rreth 5 milionë euro, pjesërisht i financuar nga Qeveria.
📖Në mandatin e ardhshëm, arsimi do të mbetet prioriteti kryesor, ku kemi planifikuar: 12 projekte për arsimin fillor, 5 për arsimin e mesëm, dhe 2 për çerdhet.
Ndërtojmë shkollat fillore: “Liria”, “Bratstvo-Migjeni”, “Istikball”, “Përparimi”, “Rexhep Voka” (Shipkovicë), “Rilindja” (Sellcë), “Skënderbeu” (Xhepçisht) dhe shkollën në Kikish.
🎒Në arsimin e mesëm, përveç dy objekteve të reja, do të ndërtojmë objekt ndihmës për SHMK “8 Shtatori” dhe do të rikonstruktojmë fasadën e “Nikolla Shtejn”.
👶Edhe arsimi parashkollor është prioritet: do të ndërtojmë objekt të ri për çerdhen “Rinia” në BU 57 dhe rikonstruktojmë plotësisht objektet ekzistuese në Teteks, Qendrën Sportive dhe Potok.
💪Tetova meriton arsim cilësor dhe kushte dinjitoze për fëmijët tanë. Nuk kthehemi pas në errësirën e papërgjegjësisë, vazhdojmë përpara me Kapitullin e Dytë të zhvillimit të Tetovës!

Related posts

Tentuan të kalojnë me pasaporta të huaja, arrestohen dy kosovarë në “Tabanoc”

Gazeta Max

Kasami: Sistemi i ri i furnizimit me ujë ka mundësi për sasi të reja uji

Gazeta Max

Ahmeti nga Xhepçishti: Ne nuk pranojmë kontroll, ne udhëheqim!

Gazeta Max