GazetaMax
Lajme

Filipçe: Qeveria ose duhet të udhëheq me vendin ose të largohet

Qeveria duhet ta udhëheq vendin ose duhet të largohet, deklaroi sot kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. Sipas tij, kryeministri Hristijan Mickoski, duhet të ndalojë së bëri spine dhe të fillojë të përballet me problemet reale në vend.

“Kryeministri duhet të ndalojë së bëri spin. Ka probleme dhe çështje serioze të cilave duhet t’u përgjigjet. Kur një person nuk ka asgjë për të thënë, kur nuk ka asgjë për t’u mburrur – as projekt, as parashikim të mirë për vendin – atëherë ai përdor gënjeshtra të tilla”, deklaroi Filipçe.

Akuzoi se ka ngecje ekonomike, se nuk do të ketë rritje, gjë që u konfirmua edhe nga institucionet ndërkombëtare.

“Nuk ka rritje, ka pasur rënie të pagës mesatare vitet e fundit, ka pasur rritje të madhe të çmimeve të produkteve bazë ushqimore, kompanitë po mbyllen dhe njerëzit po humbin vendet e tyre të punës çdo ditë, ka pasur rënie të investimeve të huaja. Në vend që të merret me këto probleme, kryeministri po shpik afera dhe skandale”, tha Filipçe.

Related posts

Kasami: Jemi afër popullit turk në këto momente të vështira

Gazeta Max

Pensioni mesatar do të rritet për rreth 1.000 denarë

Gazeta Max

BDI: Qeveri që zgjedh kolltuqet para barazisë dhe arsyetimet para integrimit

Gazeta Max