Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bashkim Ramosaj, gjatë ditës vizitoi disa biznese në komunën e Deçanit, ku u prit me mikpritje të ngrohtë dhe atmosferë pune e përkushtimi.
Ramosaj vlerësoi rolin e bizneseve lokale në zhvillimin ekonomik të komunës, duke theksuar se puna e tyre e përditshme është një ndër shtyllat kryesore të gjallërimit të Deçanit.
“Është kënaqësi të shohësh njerëz që me mund e pasion po e zhvillojnë aktivitetin e tyre dhe po i japin energji ekonomisë së Deçanit. Faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe për kontributin e çmuar që jepni çdo ditë për komunën tonë,” – u shpreh Ramosaj.
Vizita e sotme është pjesë e aktiviteteve të rregullta që synojnë forcimin e bashkëpunimit mes komunës dhe sektorit privat, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
#FLASIMmePUNË #AAK174 ✅
https://www.facebook.com/share/p/16nyRLSyUt/