GazetaMax
Lajme

Tubim masiv i VLEN-it / Adnan Azizi: Reçica e Vogël me zemër të madhe

Në Reçicë të Vogël, tubimi i VLEN-it tërhoqi një pjesëmarrje të jashtëzakonshme nga qytetarët, duke treguar mbështetjen e gjerë për programin dhe vizionin e koalicionit për zhvillimin e komunës.

Kryetari dhe kandidati i VLEN-it, Bilall Kasami, së bashku me kandidatët për këshilltarë dhe përfaqësuesit e Forumeve të Gruas dhe Rinor, takuan qytetarët, shkëmbyen ide dhe dëgjuan shqetësimet e tyre.

Shefi i shtabit të VLEN, Adnan Azizi, përmes rrjetit social Facebook shkroi:

“Recica e Vogel me ❤️ të Madhe — Live 🔥🔥🔥”, duke përshkruar atmosferën e ngrohtë dhe energjinë e madhe të pjesëmarrësve.

Tubimi i sotëm është një dëshmi e qartë e masovitetit dhe mbështetjes së qytetarëve për VLEN-in, si dhe një motiv shtesë për vazhdimin e fushatës për zgjedhjet lokale.

Related posts

Donacion për repartin e gjinekologjisë në spitalin e Kumanovës

Gazeta Max

Mbi 700 refugjatë në vend, gatishmëri edhe për 1.500 tjerë

Gazeta Max

Mucunski për “Ta Nea”: Pas aksidentit në Koçan, ajo që foli më shumë se fjalët ishin veprimet e menjëhershme dhe të sinqerta të solidaritetit nga e gjithë Europa

Gazeta Max