GazetaMax
Lajme

Basha e pret Kurtin në zyrë: Arbërie Nagavci do ta dërgojë emrin e tij për qeveri të re te Presidentja

Dimal Basha, kryetar i zgjedhur i kuvendit, njoftoi të ketë pasur takim me deputetin Albin Kurtin pas shpalljes së kuvendit si të konstituuar, për çka tha se Arbërie Nagavci, deputete e Vetëvendosjes, do ta dërgojë emrin e Kurtit si mandatar për formimin e qeversë te Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Me Kryeministrin Kurti nënvizuam edhe nevojën për të proceduar drejt votimit të institucioneve të reja që derivojnë nga Kuvendi i Kosovës. Me këtë rast, Kryeministri më njoftoi se, si Kryetar i partisë më të madhe në vend, Kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! si subjekt fitues i zgjedhjeve, znj. Arbërie Nagavci, do ta dërgojë emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë tek Presidentja e vendit, sipas procedurës ligjore”, tha Dimal Basha.

Related posts

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi shtrihet në spital për shkak të ngatërrimit të zorrëve

Gazeta Max

Zendeli: Jemi më afër se kurrë largimit të vetos bullgare

Gazeta Max

U mbajt mbledhja e rregullt e Rijasetit të BFI-së

Gazeta Max