GazetaMax
Lajme

Valon Zeqiri: Fillojnë punimet për rrjetin e ri të ujësjellësit në Reçicë të Vogël pas 30 vitesh pritje

Pas më shumë se tri dekadash mungesë të furnizimit të rregullt me ujë të pijshëm, në Reçicë të Vogël kanë nisur sot zyrtarisht punimet për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit. Projekti do t’i japë fund një problemi të kahmotshëm me të cilin janë përballur mbi 400 familje të fshatit.

Për gati 30 vite, banorët e Reçicës së Vogël kanë qenë të detyruar të paguajnë çdo muaj për ujin e siguruar nga burimi i fshatit Rasadisht. Me realizimin e projektit, furnizimi me ujë do të bëhet drejtpërdrejt nga burimet e qytetit, duke garantuar cilësi dhe stabilitet afatgjatë.

Zyrtarët bëjnë të ditur se ky projekt nuk është pjesë e asnjë fushate zgjedhore, por rezultat i punës dhe përkushtimit të vazhdueshëm gjatë vitit të fundit për të zgjidhur problemet thelbësore në një qytet të neglizhuar prej kohësh.

Gjithashtu, banorët informohen se kyçjet në rrjet dhe ujëmatësit do të financohen nga ndërmarrja “Sharri”, ndërsa i gjithë projekti pritet të kushtojë rreth 15 milionë denarë.

Tetova ecën përpara me punë dhe angazhim, jo me premtime.

https://www.facebook.com/share/p/16Z7yFFNfd/

Related posts

Ky është numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Gazeta Max

Mexhiti nga shtabi zgjedhor Hamëz Jashari: Jemi forca e zhvillimit

Gazeta Max

KE: Banka Popullore po merr masat e duhura për t’u përballur me presionet e çmimeve

Gazeta Max