LSDM zhvilloi sot një tubim në komunën e Zhelinës, ku të pranishëm ishin përfaqësues të partisë, simpatizantë dhe qytetarë të shumtë.
Në fjalën e tij, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, u bëri thirrje banorëve të Zhelinës që në zgjedhje të votojnë për kandidatin Dashmir Afeti, numër 5 në listë, duke theksuar se ai përfaqëson ndryshimin dhe zhvillimin që i duhet Zhelinës.
Në tubim foli edhe përfaqësuesi i LSDM-së për Zhelinën, Agron Demiri, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndëretnik dhe zhvillimit të projekteve konkrete për komunën. Ai shtoi se LSDM është e përkushtuar për të sjellë investime dhe përmirësime reale në jetën e qytetarëve të Zhelinës.