GazetaMax
Uncategorized

Aston Martin Vantage vjen i blinduar

Klientët e pasur tashmë kanë në dispozicion edhe një Aston Martin Vantage sportiv antiplumb, për të cilin është kujdesur kompania AddArmor. Niveli i mbrojtjes është “B4” dhe mund të ndalojë plumbat e pistoletës magnum. Kompania ka përdorur 204 kilogramë kevlar, që është fibër sintetike e fortë dhe rezistente edhe ndaj nxehtësisë. Për mbrojtje është përdorur edhe çeliku rezistent ndaj shpërthimit që mbron çatinë dhe rezervuarin e karburantit. Vantage i blinduar gjithashtu ka xhama antiplumb.

Në rast se tentoni të hapni derën në përpjekje për të nxjerrë dikë nga kjo veturë, duhet të kini parasysh se AddArmor ka shtuar funksionin e “goditjes elektrike” në dorëzat e dyerve. Për më tepër, paketa përfshin goma “run-flat” që mundësojnë edhe disa kilometra pasi të qëllohen me plumb. Vantage ka motor V8 me dy turbo, 4.0 litra dhe 375 kuaj fuqi. Është automatik dhe ka 8 shpejtësi. Çmimi i Aston Martin Vintage antiplumb nuk është bë i ditur.

Related posts

Studiuesit bëjnë zbulimin e radhës: Ja se si do të bëhet i mundur menaxhimi i kancerit

e-max

Editorial/ Grubi, asht i fortë që i ngel në fyt VMRO DPMNE-së dhe jo vetëm!

e-max

Hungaria, në “gjendje lufte të ftohtë civile”

e-max