GazetaMax
Lajme

Të shtëna me armë pranë qendrës së votimit në Komoran, sherr mes disa personave

Një incident i rëndë ka ndodhur sot afër shkollës fillore “Xheladin Gashi” në Komoran të Drenasit, ku një përleshje fizike mes disa personave ka eskaluar në përdorim të armës së zjarrit. Kjo shkollë është edhe një qendër votimit e zgjedhjeve të sotme lokale në Kosovë.

Sipas burimeve të mediave në Kosovë, konflikti ka përfshirë disa individë që fillimisht janë përfshirë në një përleshje fizike, e më pas janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Zogaj, ka deklaruar se njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe ndodhen në vendin e ngjarjes, ku zona është rrethuar për hetime të mëtejshme. Zogaj ka sqaruar gjithashtu se rasti nuk ka të bëjë me ndonjë përplasje të lidhur me procesin zgjedhor, por është rezultat i një konflikti të mëhershëm mes personave të përfshirë.

Related posts

Emri Bajrami emërohet Drejtor i Spitalit “Dr. Ferid Murad” në Gostivar

Gazeta Max

Ulet numri i fëmijëve të vaksinuar në vend, gjoba prindërve

Gazeta Max

Në Kuvend debatohet për kandidatët për gjykatës kushtetues, në radhë Ljubomir Joveski

Gazeta Max