Kandidati i VMRO-DPMNE-së për Karposhin, Sotir Llukrovski, thekson që fokusi i tij në ofertën për banorët e komunës, është te problemet komunale të cilat ndër vite nuk janë zgjidhur.
Llukrovski thotë se ka plan për zgjidhjen e problemit me mungesën e parkingjeve, por edhe se do ta bëjë Karposhin më të pastër. Ka projekte për zgjidhjen e problemit me betonizimin, ndërsa thotë se do të punojë edhe për personat me nevojat të veçanta dhe do ta rrit sigurinë.
“Konstatuam se kryesisht problemet komunale i mundojnë banorët e Karposhit, si shumica e shkupjanëve. Në vend të parë është parkingu, problemi me parkimin, mbeturinat për fat të keq, betonizimi. Domethënë të gjitha ato ndërtesa që na u paraqitën në parqe. Më pas, siguria është gjithashtu një prej 6-7 temave, ndotja e ajrit, problemi me qentë endacakë të cilat para se gjithash janë një rrezik për fëmijët. Pra këto janë problemet që përsëriten në të gjitha 14 komunitetet urbane në Karposh”, tha Sotir Llukrovski, Kandidat i VMRO-së për Karposhin./ Alsat.mk


