GazetaMax
Lajme

Muhamed Elmazi, njeriu me këmbë në tokë që shkundi një strukturë 16-vjeçare në Saraj

Në anën tjetër, Muhamet Elmazi, kandidati i VLEN-it, doli fitues me një fushatë të qetë, të ndershme dhe të bazuar në kontaktin e drejtpërdrejtë me qytetarët, shkruan POPULLI.mk.

Ai arriti atë që pak e besonin, rrëzoi një strukturë të vjetër 16-vjeçare, të mbështetur me burime, pushtet dhe ndikim në Saraj.

Fitorja e Elmazit në Saraj është jo vetëm simbol i ndryshimit politik, por edhe dëshmi se qytetari shqiptar kërkon ndërgjegjësim, jo premtime boshe.

Një njeri me këmbë në tokë, i afërt me njerëzit, që me punë dhe sinqeritet demoloi arrogancën e pushtetit të vjetër.