Kryetari i sapozgjedhur i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, edhe sot ishte në terren, duke ndjekur nga afër përfundimin e punimeve në rrugën “Ahmet Hajdari” në lagjen Gazi Babë.
Punimet për asfaltimin dhe ndërtimin e sistemit të kullimit janë përmbyllur me sukses, duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin dhe sigurinë për banorët e kësaj zone.
Me hapjen e rrugës për qarkullim, Gazi Babë tashmë ka marrë një pamje më të bukur dhe moderne.
Banorët e lagjes po gëzojnë një rrugë të re, funksionale dhe të përshtatur me nevojat e tyre të përditshme.
Ky projekt është pjesë e programit të gjerë të Komunës së Çairit për përmirësimin e rrjetit rrugor dhe për krijimin e kushteve më cilësore për jetesë në çdo lagje të komunës.
Mexhiti ka shprehur falënderim për banorët e Gazi Babës për durimin, bashkëpunimin dhe besimin e treguar gjatë gjithë kohës së realizimit të punimeve.
“Faleminderit banorëve të Gazi Babës për mirëkuptimin dhe për bashkëpunimin e tyre. Ky është vetëm një nga projektet që dëshmon angazhimin tonë të përbashkët për një Çair më të zhvilluar dhe më funksional për të gjithë qytetarët,” deklaroi Mexhiti.
https://www.facebook.com/share/p/19NScAUERH/


