Kandidati për kryetar të Komunës së Kumanovës nga Lëvizja ZNAM – Për Maqedoninë tonë, Maksim Dimitrievski, ka njoftuar ndërtimin e një kopshti të ri për fëmijë në lagjen Zelen Rid, si dhe sistemimin e plotë të hapësirës përreth.
“Në këtë lokacion ku planifikohet ndërtimi i kopshtit, në të kaluarën komuna ka paguar shuma milionëshe si dëmshpërblim ndaj ish-pronarëve të tokës pas vendimeve gjyqësore. Sot ka ardhur koha të sigurojmë mjete për ndërtimin e një kopshti të ri me kapacitet mbi 400 fëmijë dhe për rregullimin e plotë të hapësirës përreth, çka do ta përmirësojë dhe pasurojë dukshëm këtë lagje,” deklaroi Dimitrievski.
Sipas tij, ky projekt do të lehtësojë ndjeshëm nevojat e prindërve dhe do të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të jetesës në këtë pjesë të Kumanovës.

