Lëvizjet në postet drejtuese të bashkisë Durrës nuk kanë të ndalur. Sot është realizuar një rokadë mes drejtorëve Leonard Haka dhe Alton Kasembi.
Kasembi që mbante deri dje postin e kreut të Agjencisë së Parqeve Urbane sot është prezantuar zyrtarisht si kreu i ri i Ndërmarrjes së Shërbimit Komunal (NSHK).
Ndërkohë Haka që prej disa vitesh ishte drejtor i NSHK Durrës, nga sot do të mbajë postin e drejtorit të Agjencisë së Parqeve Urbane.
Nga ana tjetër, që nga data 30 shtator, në krye të Policisë Bashkiake Durrës është komanduar Realdo Vrioni, pasi kryebashkiakja Emiriana Sako pranoi dorëheqjen e drejtorit të mëparshëm Vasip Çopa.
Vrioni ka mbajtur prej kohësh detyrën e përgjegjësit të Kontrollit të Territorit në Policinë Bashkiake.


