Dy futbollistë të rinj e premtues, Diar Ajrullahu dhe Diar Aliu, po e përfaqësojnë me krenari reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut U-15 në një turne ndërkombëtar të futbollit që po zhvillohet në Shqipëri.
Të dy këta talent të rinj janë produkt i akademisë së FC Shkupit, klub që prej vitesh njihet si një nga gjeneratorët kryesorë të futbollistëve cilësorë në vend. Ftesa e tyre nga selektori i përfaqësueses është vlerësim për paraqitjet e jashtëzakonshme që kanë treguar në kampionatet vendore dhe dëshmi se puna e vazhdueshme dhe përkushtimi shpërblehen.
Kjo paraqitje në nivel ndërkombëtar shënon një hap të madh në karrierën e tyre, duke u dhënë mundësinë të përballen me lojtarë nga vende të ndryshme dhe të fitojnë përvojë të vlefshme për të ardhmen.
FC Shkupi, nëpërmjet akademisë së saj, vazhdon të investojë në zhvillimin e brezit të ri të futbollistëve, ndërsa suksesi i Diarit dhe Diarit është shembull frymëzimi për të gjithë të rinjtë që ëndërrojnë të arrijnë majat e futbollit.

